• e diel, 22 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE propozon të mos ketë qeveri teknike para zgjedhjeve

VMRO-DPMNE propozon të mos ketë qeveri teknike para zgjedhjeve
Shkup, 22 janar 2022 (MIA) - Propozim-ligji  për zgjedhjet parlamentare i  propozuar nga  VMRO-DPMNE-ja,  i referohet fshirjes së   nëntë pikave nga ligji ekzistues për qeverinë teknike, me atë ndryshim  do të kthehet modeli i finksionimit të  zgjedhjeve parlamentare ose zgjedhje të parakohshme parlamentare para vitit 2016, theksoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare Dimçe Arsovski i pyetur për koment për qëndrimin e tyre sepse LSDM thekson për një njësi zgjedhore, por jo edhe për ndryshime të Ligjit për qeveri. "Ne paralajmëruam se  do ta dorëzojmë projektligjin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbahen me çdo kusht, çfarëdo që të imagjinojnë atje në LSDM, populli nuk i dëshiron më. Në atë projektligj që do ta propozojmë dhe e paralajmëroi kryetari Mickoski do të fshihen rreth nëntë pika të ligjit që i referohen qeverisë teknike që patëm rastin të shohim se në çfarë parimi funksionon në vitet para zgjedhjeve.  Për këtë çështje, pasojat që do të dalin nga ai projektligj do të jenë rikthimi në modelin e funksionimit të zgjedhjeve parlamentare apo zgjedhjeve të parakohshme parlamentare para vitit 2016, të cilat nëse mendojnë se janë kaq të sigurt në fitore, mund ta pranojnë dhe votojnë", tha  Arsovski. Në lidhje me një njësi zgjedhore, Arsovski tha se janë të gatshëm të bisedojnë për atë çështje dhe se kanë synime të ndershme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR