• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE nuk iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në grupin punues për Kodin e ri Zgjedhor

VMRO-DPMNE nuk iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në grupin punues për Kodin e ri Zgjedhor

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Ministria e Drejtësisë deri më sot pasdite nuk ka marrë asnjë përgjigje nga VMRO-DPMNE për thirrjen për pjesëmarrje në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor.

"Ju informojmë se edhe përkundër letrës së dërguar VMRO DPMNE-së për të propozuar një përfaqësues të tyre në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor si dhe ftesën që kryesuesi i grupit punues të jetë propozim i tyre,  te Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje, as pozitive e as negative. Për këtë janë informuar të gjithë faktorët dhe organizatat  ndërkombëtare", citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.  

Grupi punues i cili do të duhet të përgatit Kodin e ri Zgjedhor do të formohet në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ministria e Drejtësisë konsideron se në punën e grupit duhet të marrin pjesë edhe VMRO DPMNE. 

Ministri i Drejtësisë Krenar Loga, të mërkurën e kaluar, pas takimit me kolegen e tij austriake Alma Zadiq, tha se afati ka mbetur deri më 31 mars (e premte), të cilën ia dha VMRO-DPMNE-së për të propozuar përfaqësuesin e saj në grupin punues për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

“Të presim deri të premten”, tha Lloga në përgjigje të pyetjes së gazetarit nëse grupi i punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor do të fillojë të punojë edhe pa partinë më të madhe opozitare, nëse nuk propozon përfaqësuesin e saj në të. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR