• e martë, 14 janar 2025

VMRO-DPMNE: Ilire Dauti nuk ka kredibilitet moral për të udhëhequr komisionit parlamentar

VMRO-DPMNE: Ilire Dauti nuk ka kredibilitet moral për të udhëhequr komisionit parlamentar

Shkup, 14 janar 2024 (MIA) - VMRO-DPMNE vlerëson se Ilire Dauti "nuk ka kredibilitet për të kryesuar me Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini", pas votimit të mosbesimit pas debatit për interpelancë të inicuar nga grupi parlamentar i së Majtës. 

"Nuk ka rëndësi se kush e ka inicuar interpelancën dhe cila ka qenë tema apo arsyeja, rëndësi ka nëse është shkelur apo jo Rregullorja për punë e Kuvendit, tha deputeti dhe anëtari i KE të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me interpelancën e Dautit. 

Lefkov theksoi se deputetët me votim kanë marrë vendim se "është shkelur Rregullorja dhe se nga ai moment kryetarja nuk ka më kredibilitet për të udhëhequr Komisionin".

"Askush nuk e konteston të drejtën e koalicionit opozitar të udhëhequr nga BDI-ja që të propozojë kryetar të ri dhe jemi të sigurt se koalicioni LSDM-BDI-e Majta do të mbështesin propozimin e ri, sikurse shpesh e koordinojnë aktivitetin e opozitës në Kuvend", tha Lefkov. 

Të premten, Kuvendi pas debatit për interpelancën e Dautit, votoi mosbesim, por pastaj nga Kabineti i Gashit dërguan Kumtesë, ku theksuan se votimi nuk ka pasoja juridike-obligative për shkarkimin dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura tjera, të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën. 

" Theksojmë se votimi i interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridikisht detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik. Emërimet dhe shkarkimet rregullohen me procedura të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën", theksuan nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR