• e hënë, 23 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE do të dorëzojë 40-të amendamente për pakon e ligjeve nga MSHIA, prej të cilave 21 për Ligjin për nëpunës administrativ

VMRO-DPMNE do të dorëzojë 40-të amendamente për pakon e ligjeve nga MSHIA, prej të cilave 21 për Ligjin për nëpunës administrativ

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njofton se do të dorëzojë 21 amendamente për propozim-ligjin për nëpunës administrativ, i cili është në procedurë kuvendore dhe duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar me flamur evropian.

Ligji do të debatohet sot për të dytën ditë në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa sindikatat dje kërkuan debat publik më të gjerë.

"Konkretisht për këtë ligj do të paraqesim 21 amendamente nga të cilat për fat të keq, për shkak të nxitimit  ka aq shumë gabime teknike, që 15-të amendamente do të jenë vetëm për rregullim teknik, ndërsa gjashtë të tjerat janë amendamente thelbësore, nga të cilat një është propozim i LSM-së, ndërsa kjo është ende në kalkulimin e pagave të përfaqësohet paga minimale me të cilën në mënyrë lineare të rriten edhe të ardhurat tjera", deklaroi pas takimit deputeti Bojan Stojanovski.

Për ligjet tjera të cilat janë pjesë e pakos së ligjeve të paraqitura nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së njoftojnë se do të paraqesin edhe 16-të amendamente, por nuk e përjashtojnë mundësinë e amendamenteve të intervenohet edhe në vetë Komisionin.

Për zëvendësministrin plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë Stefan Andonovski, është për të ardhur keq që në fund të mandatit po shtyhet një ligj me flamur evropian, i cili, siç tha ai, ka pak lidhje me kriteret evropiane dhe nuk janë pranuar rekomandimet e Komisionit Evropian.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë i ftuar në seancën e Qeverisë për shkak se  nuk ka mundur të reagojë në lidhje me këto zgjidhje ligjore.

Sindikatat vazhdojnë të kërkojnë që të ketë një debat të gjerë për ligjin dhe përfshirjen e tyre në të. sa/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR