• e premte, 22 nëntor 2024

Vllatko Stojkoski është drejtor i ri i ISHT-së

Vllatko Stojkoski është drejtor i ri i ISHT-së

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Vllatko Stojkoski është drejtor i ri i Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT), konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.

Drejtori i deritanishëm i ISHT-së, Goran Trajkovski është shkarkuar për shkak të ndryshimeve të kuadrove të pushtetit të ri.

Paraprakisht, zëvendësminsitri i Ekonomisë, Marjan Risteski, duke folur për efektet nga shporta konsumatore e vjeshtës, kumtoi se dje është emëruar drejtor i ri i ISHT-së.

"Masa është definuar shkëlqyeshëm dhe pati disa tregtarë të cilët deshën të mashtrojnë, por Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) shpresoj se në periudhën e kaluar seriozisht e ka kryer punën dhe në disa momente u paraqit me dënime të cilat nuk ishin të vogla. Shpresoj se ISHT edhe në të ardhmen do të ketë kontroll më të madh dhe do të bëjë masa kontrolluese dhe mbikëqyrje në të gjitha vendet tregtare ku shiten produkte ushqimore në mënyrë që të mund t'i rregullojmë çmimet, me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. Prej dje ka drejtor të ri, kështu që shpresoj edhe se ndoshta, edhe masat do të japin rezultate më të mira, do të shohim", tha Risteski, në TV Sitel. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR