• e premte, 05 dhjetor 2025

Vlera e punëve ndërtimore të kontraktuara dhe të përfunduara jashtë vendit

Vlera e punëve ndërtimore të kontraktuara dhe të përfunduara jashtë vendit

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Ndërmarrjet ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e përmendur, kanë kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 33 714 mijë denarë, që është për 68.2 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.

Në periudhën janar- qershor 2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 61 785 mijë denarë, që është për 70.7 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, punime ndërtimore më të kontraktuara dhe të përfunduara ka në Gjermani, pastaj vijojnë Mali i Zi, Bullgaria, Serbia, Republika Çeke, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Danimarka. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR