VLEN: Taravari shkoi për gjashtë komuna, ngeli me katër, përfundoi me ZERO
- Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale, thuhet n; njoftimin e VLEN-it, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:55, 21 tetor, 2025
Shkup, 21 tetor 2025
Mosrealizimi i censusit në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit është përgjigjja më e saktë ndaj akrobacioneve politike që për muaj të tërë u bënë në emër të shqiptarëve, por për interesa personale, thuhet n; njoftimin e VLEN-it, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Në rend të parë, kjo është përgjigje ndaj Arben Taravarit, e më pas ndaj Isen Shabanit, të cilët menduan se shqiptarët do t’i ndjekin pas në lojërat e tyre politike, duke i ndërruar parimet si të ishin monedha kusuri.
Sado që mund të trumbetojnë arsye, sovrani me këtë veprim i dha një shuplakë të nxehtë politikës së ndërrimit të parimeve për interesa të imta personale.
Taravari shkoi për gjashtë komuna, ngeli me katër dhe përfundoi me ZERO.