VLEN: Takimi Gashi - Mexhiti, koordinim ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë
- Dy eksponentët e lartë të VLEN, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti në një atmosferë të ngrohtë sot kanë realizuar takim në hapësirat e komunës së Çairit.
- Post By Fitore Curri
- 19:46, 21 nëntor, 2025
Shkup, 21 nëntor 2025
Dy eksponentët e lartë të VLEN, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti në një atmosferë të ngrohtë sot kanë realizuar takim në hapësirat e komunës së Çairit.
Kryeparlamentari Gashi me këtë rast ia ka uruar marrjen e detyrës së re, kreut të Çairit, Mexhiti.
Në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, për proceset që na presin dhe mbi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional në periudhën që po hyjmë.
VLEN vlerëson se vizita e kryeparlamentarit Gashi është një sinjal i qartë i mbështetjes dhe i gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellë, në të mirë të qytetarëve dhe të institucioneve.
Mexhiti e ka falënderuar për vlerësimin dhe për kohën e ndarë duke thënë se para nesh janë shumë punë dhe do të ecet me përgjegjësi, përkushtim dhe qartësi në vendimet që merren.
VLEN shpreh bindjen e thellë se nën drejtimin e Mexhitit, Çairi do të bëhet shembull i punës së përkushtuar, respektit institucional dhe bashkëpunimit të ndershëm midis pushtetit lokal dhe qytetarit.
Çairi po hy në epokën e transparencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
VLEN
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: VLEN