• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vlen: Politika duhet të jetë jashtë sportit, grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim

Vlen: Politika duhet të jetë jashtë sportit, grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim

Shkup, 27 gusht 2024 

Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini. Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar. 

Në vend që të bëjnë sehir, BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë është testuar një plan i BDI-së për të krijuar tensione përmes incidenteve në ngjarje sportive? A e ka zgjedhur me qëllim dhe në mënyrë të vetëdijshme Muhamed Sejdini, president i FFM-së dhe i arrestuar gjatë fushatës zgjedhore për blerje
votash për BDI-në, një delegat të tillë për këtë ndeshje, për të kërkuar nga policia largimin e tifozëve që kishin shfaqur flamurin shqiptar? A planifikon BDI-ja, duke ndjekur skemat e Vuçiqit, të shkaktojë përplasje ndërmjet grupeve të ndryshme të tifozëve dhe tensione ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në periudhën e ardhshme?
Çfarë është i gatshëm të bëjë Artan “Belivuku”? 

VLEN apelon që shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. BDI-ja nuk i mbron simbolet e identitetit kombëtar shqiptar, por e përdhos flamurin e shenjtë shqiptar nga frika e përgjegjësisë për skandalet e korrupsionit, siç janë Soaravia, bizneset e lojërave të fatit dhe tenderët e paligjshëm. Detyra jonë është të paralajmërojmë opinionin dhe të garantojmë sigurinë e qytetarëve. Politika duhet të jetë jashtë sportit. Grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare janë një segment i rëndësishëm i shpirtit sportiv të shoqërisë. Prandaj, i ftojmë ata të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme që të mos përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim. 

Koalicioni "Vlen" 

Foto: Arkivi i MIA-s

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR