• e premte, 05 dhjetor 2025

VLEN me epërsi në nëntë komuna, AKI në katër – kandidatët e pavarur prijnë në Strugë dhe Studeniçan

VLEN me epërsi në nëntë komuna, AKI në katër – kandidatët e pavarur prijnë në Strugë dhe Studeniçan

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Sipas rezultateve të publikuara në ueb faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri në orën 22, kandidatët për kryetarë të komunave të Koalicionit VLEN kryesojnë në nëntë komuna, ndërsa kandidatët nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në katër komuna.

Koalicioni VLEN kryeson në Haraçinë, Bogovinë, Bërvenicë, Dibër, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Tetovë dhe Çair, ndërsa kandidatët nga Aleanca Kombëtare për Integrim kryesojnë në Vrapçisht, Gostivar, Likovë dhe Pllasnicë. Në Strugë në epërsi është kandidati i pavarur Mendi Qyra si dhe Azem Sadiki në Studeniçan.

Në Komunën e Haraçinës nga 90.32 për qind e votave të numëruara, kandidati i VLEN, Daut Beqiri kryeson me 49.26 për qind kundër Skender Isufit nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) me 47.87 për qind.

Në Komunën e Tetovës nga 89.74 për qind të votave të përpunuara, Bilall Kasami nga Koalicioni VLEN prin me 47.05 për qind, kundrejt Bajram Rexhepit nga AKI me 36.95 për qind.

Në Çair nga 46.51 për qind të votave të numëruara, kandidati për kryetar komune nga VLEN, Izet Mexhiti kryeson me 50.54 për qind, kundrejt kandidatit të AKI-së, Bujar Osmani me 39.10 për qind.

Në Gostivar prej 78.51 për qind të votave të përpunuara, Valbon Limani nga AKI kryeson me 59.23 për qind kundrejt Sebaedin Dautit me 15.30 për qind.

Në Strugë nga 71.54 për qind të votave të numëruara, kandidati i pavarur Mendi Qyra kryeson me 38.16 për qind kundrejt Arsim Dalipit të AKI-së me 35.99 për qind.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR