VLEN: Gostivari po mbytet në borxhe, është koha për ndryshim pas tetë vitesh shkatërrim me pushtetin e deritashëm
- Në një atmosferë të mrekullueshme dhe plot energji, VLEN-i mbajti sonte tubimin e saj qendror në qytetin e Gostivarit, në të cilin qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre të fortë për kandidatin për kryetar komune, Sabaedin Dauti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 23:59, 13 tetor, 2025
Gostivar, 13 tetor 2025, (MIA) - Në një atmosferë të mrekullueshme dhe plot energji, VLEN-i mbajti sonte tubimin e saj qendror në qytetin e Gostivarit, në të cilin qindra qytetarë u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre të fortë për kandidatin për kryetar komune, Sabaedin Dauti.
Tubimi dëshmoi se Gostivari ka vendosur për një drejtim të ri, pas tetë vitesh pushteti i dështuar lokal, që e mbyti Gostivarin në borxhe me mungesë transparence.
Atmosfera e zjarrtë, brohoritjet dhe flamujt në duart e qytetarëve ishin një shenjë e qartë se ndryshimet kishin filluar tashmë.
Programi VLEN për Gostivarin sjell infrastrukturë moderne, transport të qëndrueshëm, ujë të pastër dhe kanalizime në çdo shtëpi.
Gjithashtu, theksi vihet në arsim cilësor, rini aktive dhe një mjedis të pastër dhe të gjelbër, ku Gostivari do të jetë një shembull i një qyteti që merr frymë lirisht.
Tubimi i sontëm konfirmoi fuqinë e lëvizjes qytetare që bashkon Gostivarin nën një ideal, ndërsa ky është ndryshimi i vërtetë me Sebaedin Dautin.
Më 19 tetor, Gostivari do të flasë me NJË ZË, zërin e guximit, shpresës dhe një të ardhmeje që fillon me VLEN-in.
Kumtesë e VLEN-it