VLEN feston në Tetovë: Kasami fitues, Durmishi paralajmëron mandat të dytë akoma më të fuqishëm
- Besar Durmishi, shefi i shtabit zgjedhor të koalicionin VLEN për Komunën e Tetovës kumtoi se Bilall Kasami ka fituar me 5000 vota më shumë se Bajram Rexhepi.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:36, 2 nëntor, 2025
Tetovë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Besar Durmishi, shefi i shtabit zgjedhor të koalicionin VLEN për Komunën e Tetovës kumtoi se Bilall Kasami ka fituar me 5000 vota më shumë se Bajram Rexhepi.
Ai vlerësoi se në shumë lagje tetovare kanë fitore sepse qytetarët e vlerësojnë punën e kryetarit Kasami dhe i dhanë mbështetje për mandat të dytë.
"Qytetarët e thanë mendimin dhe qëndrimin e vet përmes votimit, ku në Tetovë arritëm me pesë mijë vita më shumë nga kundërkandiati i Bilall kasamit. kemi fituar në lagje, siç është Migjeni, me pesëqind vota më shumë, Qendër, në Reçicë të madhe arritëm ta përmbysim rezultatin me 120 vota kemi fituar. Në Xhepçisht dhe Poroj me mbi 500 vota kemi fituar. Në Falisht me 100 vota kemi fituar, në Reçicë të Vogël me 360 vota, teteks 1 dhe Teteks 2 me 500 vota më shumë kemi fituar. Gjithashtu jemi në fshatrat Veshallë, Brodec, Lisec dhe Llacë kemi fituar", tha Durmishi.
Ai paralajmëroi se Kasami do të punojë në mandatin e ardhshëm siç ishte i përkishtuar edhe në të parin.
"I dhanë mbështetje për mandat të dytë të punojë akoma më mirë dhe akoma më fuqishëm ashtu siç punoi katër vite siç ishte i fokusuar 24 orë në ditë, ashtu do të shkojë, do të punojë edhe në periudhën e ardhshme. Do të punojmë në çdo vend, pa dallim se si janë përcaktuar qytetarët. Do të punojmë nëpër çdo vend në qytet, ato probleme fundamentale që i patëm në mandatin e parë, kryetari i komunës arriti tÇi reaoizojë, t'i zgjidhë dhe tani në mandatin e dytë tetova do të zhvillohet, do të shkojë përpara", theksoi Durmishi në konferencën për shtyp në shtabin e koalicionit VLEN në Tetovë. ab/
Foto: Koalicioni VLEN FB