VLEN: A ekziston veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së
- Është e dhimbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-në në humnerë. Për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar. A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në zgjedhje.
- Post By Melahat Baftija
- 09:38, 11 gusht, 2024
Shkup, 11 gusht 2024
Është e dhimbshme të shohësh se si një udhëheqje e kriminalizuar po e tërheq BDI-në në humnerë. Për vendin e parë në kategorinë “momentet më qesharake” mund të konkurrojë kërkesa e BDI-së për veting ndërkombëtar. A ekziston një veting ndërkombëtar më i besueshëm për një politikan sesa lista e zezë e SHBA-së? Të kesh Ramiz Merkon në radhët e tua, të kesh Menduh Thaçin si emisarin kryesor politik, dhe të flasësh për veting ndërkombëtar është një nënvlerësim i pabesë ndaj shqiptarëve, të cilëve u ke kërkuar mbështetje për 22 vjet në zgjedhje.
Të përpiqesh tani të mashtrosh publikun me tezën se të korruptuarit janë në partitë e tjera dhe të paraqitesh si viktimë, vetëm sepse po vjen koha që ish-funksionarët e tu të korruptuar të përgjigjen për pasurimin me paratë e popullit, është qyqarllëk dhe e turpshme. Populli shqiptar nuk do të jetë peng i përpjekjeve të kësaj udhëheqjeje kriminale të BDI-së për të ruajtur privilegjet nga regjimi 22-vjeçarë.
Përgjegjësia gjyqësore për korrupsion të kryer politik nuk mund të jetë një problem ndërkombëtar. Kjo është një detyrë e brendshme për sistemin shtetëror. Prandaj, VLEN propozon një zgjidhje sistemore si një mekanizëm kushtetuesqë do të mundësojë përgjegjësi penale për veprat e kryera dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Vetingu është një kontroll etik dhe moral që mund të parandalojë angazhimin në politikë.
Për këtë arsye, doktorët për krim të BDI-së heshtin 48 orë për amendamentin kushtetues të VLEN-it për parandalimin e vjetërsimit të ndjekjes penale për korrupsion politik. Kjo sjellje e udhëheqjes kriminale të BDI-së është prova më e mirë se ata kurrë nuk kanë dashur të luftojnë kundër korrupsionit politik, por synimi i tyre gjithmonë ka qenë të bëhen "doktorë krimi" dhe të pasurohen në kurriz të shqiptarëve.
Koalicioni VLEN
__________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.