• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vjosa Osmani: Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës kur do të sigurojë fitore ndaj Rusisë

Vjosa Osmani: Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës kur do të sigurojë fitore ndaj Rusisë

Tiranë, 28 shkurt 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot në Tiranë shprehu bindjen se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës kur të fitojë luftën kundër Rusisë.

Para fillimit të Samitit për Ukrainën i cili mbahet në Shqipëri, ajo tha se Kosova e kupton situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet tani populli ukrainas.

"Këto janë çështje bilaterale. Ne e kemi bërë gjithmonë një kërkesë të tillë (njohjen e pavarësisë) dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me mirëkuptimin e plotë se Ukraina është në gjendje të jashtëzakonshme lufte dhe lufton për lirinë, pavarësinë e saj dhe vlerat që janë kaq të rëndësishme për të gjithë ne... Jam i bindur se ai moment do të vijë së bashku me fitoren e Ukrainës", ka thënë Osmani.

Ajo e vlerësoi këtë samit si të rëndësishëm dhe shtoi se në të do të ripërsëritet mbështetja e Kosovës për Ukrainën.

“Është e rëndësishme sepse do të kemi mundësi si një aleat i vlefshëm të ofrojmë gjithë mbështetjen tonë për Ukrainën, siç kemi bërë që nga dita e parë e invazionit të paprovokuar dhe të paligjshëm rus ndaj Ukrainës duke vendosur sanksione, duke mbështetur qytetarët e Ukrainës dhe duke mbështetur armatën ukrainase.

“Sot në Samit do të flas për hapat konkret që i bën Kosova në atë drejtim dhe sigurisht që do të jemi këtu derisa të fitojë Ukraina”, theksoi Osmani.

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR