• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vjosa Osmani për Telegrafin britanik: Pjesëtarët e Vagnerit po e ndihmojnë Serbinë të përgatisë sulm potencial në Kosovë

Vjosa Osmani për Telegrafin britanik: Pjesëtarët e Vagnerit po e ndihmojnë Serbinë të përgatisë sulm potencial në Kosovë

Londër, 11 shkurt 2023 (MIA) - Mercenarë nga grupi famëkeq rus, Vagner po punojnë me paraushtarakët serbë në kontrabandimin e armëve dhe uniformave ushtarake në Kosovë, deklaroi presidentja Vjosa Osmani për telegrafin britanik.

Operacionet sekrete, pohon Osmani në intervistë për gazet[n britnaike, po krijojnë bazë për të nisur një sulm të mundshëm hibrid nga Serbia për të aneksuar territore të Kosovës.

Përgatitjet e supozuara nga Serbia kanë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur ushtarët rusë të veshur me "veshje ushtarake" pa ndonjë shenjë dalluese, përgatitën rrugën për shkëputjen e gadishullit nga Moska.

"Ata sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë formalisht pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saja pa u quajtur operacion ushtarak”, pohoi e para e shtetit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Objektivi i serbëve është të "përgatisin situata për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një sulmi hibrid".

"Nëse shikoni se çfarë bëri Putini në vitin 2014, është po e njëjta lojë. Fillimisht ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, më pas krijoi lloj-lloj operacionesh me flamur të rremë dhe në fund i dërgoi këto grupe paraushtarake. Ka prova të qarta se grupet paramilitare serbe e kanë planifikuar dhe organizuar këtë (me Wagner). Sa ishin në kufi apo brenda (territorit të Kosovës), kjo është një çështje që ende po hetohet", pohoi ajo. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR