• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Vjosa Osmani: Kosova është me Ukrainën, e dimë se sa është i lartë çmimi për lirinë

Vjosa Osmani: Kosova është me Ukrainën, e dimë se sa është i lartë çmimi për lirinë

Prishtinë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot deklaroi se populli i Kosovës qëndron në anën e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus, sepse e din "se sa është i lartë çmimi i lirisë", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në përvjetorin e dytë të okupimit rus të Ukrianës, në kumtimin në platformën "X" (ish-Tuiter) Osmani shkroi se "liria sërish do të mbizotërojë përsëri", siç ndodhi pas luftës në Kosovë në vitin 1998-99.

"Ne qëndrojmë me Ukrainën sepse e dimë si është të paguhet çmimi më i lartë për lirinë. E dimë dhimbjen e humbjes së fëmijëve të pafajshëm, të dhunës seksuale gjatë luftës, e varreve masive me eshtrat e njerëzve tanë të dashur. Por, liria mbizotëroi dhe do të mbizotërojë përsëri”, ka shkruar Osmani, duke e përfunduar porosinë me përshëndetjen "Slava Ukraini" në gjuhën ukrainase.

Kosova është mes vendeve të cilat i vendosën sanksione Rusisë për shkak të invazionit në Ukrainë, përderisa Ukraina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR