• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vjena në shkolla dërgon materiale për konfliktin në Lindjen e Afërt

Vjena në shkolla dërgon materiale për konfliktin në Lindjen e Afërt

Vjenë, 13 tetor 2023 (MIA) - Ministria austriake e Arsimit, Shkencës dhe Hulumtimit arsimtarëve në kryeqytetin Vjenë u siguron materiale arsimore shtesë për konfliktin në Lindjen e Afërt pas sulmeve brutale të grupit palestinez "Hamas" kundër Izraelit, informon DPA.

Materialet që përkojnë me moshën e nxënësve përfshijnë informacione për të drejtën ndërkombëtare, antisemitizmin dhe historinë e konfliktit në Lindjen e Afërt, njoftoi departamenti i arsimit. 

Bashkësia Fetare Islame në Austri javën e kaluar njoftoi se do ta ngritë vetëdijen te arsimtarët e saj si përgjigje e sulmit të Hamasit dhe kundërsulmit të Izraelit. 

Hamasi është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe Izraeli. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR