• e martë, 24 dhjetor 2024

Viz Er e fillon linjën ajrore Shkup-Salcburg prej 1 prillit të vitit të ardhshëm

Viz Er e fillon linjën ajrore Shkup-Salcburg prej 1 prillit të vitit të ardhshëm

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Transportuesi ajror i buxhetit të ulët "Viz Er" caktoi linjë ajrore në relacionin Shkup-Salcburg në të cilën do të qarkullojë tre herë në javë duke filluar prej 1 prillit.

Shkup - Salcburg është pjesë e katër linjave të reja për të cilat Viz Er paraprakisht arriti marrëveshje për subvencione nga Qeveria. Deri më tani është vendosur lonja me Lubjanën e cila filloi në shtator të këtij viti, ndërsa nga muaji i ardhshëm drejt Luksemburgut, prëderisa drejt Shtutgardit duhet të caktohen plotësisht.

"Vizer" paraprakisht qarkullonte mes Shkupit dhe Salcburgut, në vitin 2020 gjatë pandemisë së Kovid-19, por u ndërprenë pasi që Austria ndaloi hyrje nga një numër i madh i vendeve të Ballkanit.

Sipas Marrëveshjes, shteti ka obligim të paguajë subvencione prej shtatë euro për udhëtar në largim, ndërsa Viz Er duhet t'i dërgojë faturat e para për fluturimet e deritnaishme. Marrëveshje për subvencione është nënshkruar edhe me Lufthanzën e cila u dakordua të operojë në linjën ajrore Shkup - Frankfurt pa komepnsim.

Në "Aeroportin ndërkombëtar Shkup" me orarin dimëror të fluturimeve do të mbahet komunikacion ajror në 39 linja, ndërsa katër në aeroportin "Shën Apostoli Pal-Ohër".

Në periudhën janar-shtator të këtij viti ka rritje prej 30 për qind të numrit të udhëtarëve të transportuar përmes aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit në raport me vitin 2022, ndërsa tek fluturimet rritja është 19 për qind. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR