• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vitina: Nëse ka nismë, Sllaveski duhet të konvokojë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit

Vitina: Nëse ka nismë, Sllaveski duhet të konvokojë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Irena Vitina e kualifikoi si të pasaktë deklaratën e kryetarit të Këshillit Trajko Sllaveski në lidhje me nismën e transportuesve privatë për rritjen e kompensimit të shërbimeve për kilometër.

"Nga nisma që ju lexova, këshilltari kërkon që të fillojmë një procedurë në të cilën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë që ne si këshilltarë të përcaktojmë nëse ka një arsye të justifikuar për rritjen e çmimit të transportuesve privatë për kilometër apo jo. Kryetari i Këshillit si këshilltarë na e ka mohuar të drejtën që kemi në përputhje me Statutin dhe Rregulloren për të shqyrtuar nismat dhe për të vepruar sipas tyre. I siguroj qytetarët se vetëm ne si këshilltarë në Këshillin e Qytetit të Shkupit mund të marrim një vendim të tillë", tha Vitina.

Këshilltarja tha se e drejta e këshilltarëve është t'i shqyrtojnë nismat e transportuesve privat, me përgatitjen dhe të dhënat paraprake të cilat do t'i kërkonin nga shërbimet dhe transportuesit privat. Ajo beson se duhet të nisë debati për nismën dhe se herë pas here kjo e drejtë u mohoet këshilltarëve.

"E përsëris edhe një herë, mendimi i kryetarit është një, por e drejta jonë për të vendosur është e jona. Kemi obligim ndaj qytetarëve të qytetit të Shkupit, ndaj transportuesve privatëve që të mos luajnë lojëra gjyqësore dhe të jenë të përgjegjshëm", tha Vitina.

Ajo tha se këshilltari Goran Arsov ka dorëzuar nismë, ndërsa kryetarja ka dhënë mendim dhe se nuk ka pengesë të caktohet seancë e jashtëzakonshme, sepse siç thotë "rrethanat janë të jashtëzakonshme". sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR