• e premte, 22 nëntor 2024

Vitin e kaluar servisi publik ka humbur 132 milionë denarë, televizionet komerciale 140 milionë denarë

Vitin e kaluar servisi publik ka humbur 132 milionë denarë, televizionet komerciale 140 milionë denarë

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Në vitin 2023 gjithsej të hyrat në industrinë radiodifuzive kanë qenë 2.458.000 denarë, ndërsa shpenzimet totale 2.708.000 denarë. Rezultatet nga puna e të gjithë subjekteve të tregut tregojnë humbjen e 261 milion denarëve, ku humbjet e servisit publik janë 132 milion denarë, ndërsa te televizionet komerciale 140 milion denarë. Fitim kanë realizuar vetëm radiot komerciale ku kjo shifër është 10 milion denarë. 

Kjo tregon gjetjet nga Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive për vitin 2023, të prezantuara sot në mbledhjen e tretë publike të Agjencisë për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive.

Sipas analizave që dha Katerina Donevska nga ASHMAA, rezultati financiar të cilën e arritën televizionet komerciale është më keq në periudhën nga viti 2018 deri tani. Humbja e gjithë industrisë krahasuar me një vit më parë është tre herë e gjysmë më e lartë.

Të ardhurat e radiotelevizionit të Maqedonisë janë 1,000.44 denarë, të televizioneve komerciale 1,272.63 denarë, ndërsa të radio stacioneve 185.50 denarë.

RTM ka rënie të të ardhurave sa i përket vitit 2022 për 9 për qind, ndërsa të ardhurat e televizioneve komerciale dhe të radio stacioneve komerciale u rritën për 3 për qind, gjegjësisht për 8 për qind. 

Gjysma e të ardhurave të përgjithshme në industri ishte arritur nga reklamat, 50,28 për qind, ndërsa 39,47 për qind janë mjete nga buxheti i shtetit të transferuar në llogarinë e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Pjesa e mbetur prej 10,25 për qind e të ardhurave të përgjithshme janë realizuar në baza të tjera. 

Donevska njoftoi se edhe në vitin 2023 si dhe në pesë viter e kaluara, Qeveria nuk i ka transferuar fondet e planifikuara në shërbimin publik. "Në gjashtë muajt e fundit RTM-ja ka marrë pothuajse tre miliard denarë më pak se që është paraparë me Ligjin për shërbimet medatike audio dhe audiovizive. Pikërisht kjo në raportin për RTM-në për vitin e kaluar është një arsye që çon në vështirësi në funksionimin dhe realizimin e një rezultati financiar", theksoi Donevska, duke shtuar se nga reklamimi RTM-ja arrinë 12,28 milion denarë, që parashihet 1,2 për qind nga të ardhurat e përgjithshme. 

Vitin e kaluar televizionet kombëtare në nivel shtetëror TV Alfa, TV Alsat-M, TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Telma së bashku kanë arritur të ardhura të përgjithshme në vlerë prej 1.106,93 milion denarë, ndërsa kanë shpenzuar gjithsej 1.103,39 milion denarë. Të hyra më larta gjithsej ka arritur TV Sitel (474,04 milion denarë), ndërkohë ka shpenzuar edhe mjete më të vogla (461,50 milion denarë). Të hyrat më të ulëta i ka TV Telma në vlerë prej 115,02 milionë denarë.

Sipas analizës, 86,30 për qind të hyrat këto televizione i kanë arritur nga shitja e kohës së reklamës. Pjesa e të ardhurave nga reklamat në gjithsej të hyrat e secilit televizion individualisht është më e larta në TV Sitel (98,07 për qind). TV Kanal 5 nga reklamat arrin 93,73 për qind, TV Telma 90,47 për qind dhe TV Alsat-M 87,31 për qind. Është vërejtur pjesëmarrje e këtij lloji të të ardhurave në të ardhurat të përgjithshme të TV Alfa-s, që është dukshëm më e ulët e cila nga shitja e kohës së reklamës arrin vetëm 30.17 për qind të të ardhurave të përgjithshme. Për këtë televizion, burimi më i rëndësishëm i të hyrave në vitin e analizuar ishin të hyrat nga shitja e përmbajtjeve, në vlerë të përgjithshme prej 89,09 milionë denarë.

"Të ardhurat e përgjithshme nga reklamat që së bashku i arrijnë këto pesë televizione arrin 955,29 milion denarë. Kjo është për 4,71 për qind më shumë se vitin e kaluar, por edhe më pak se në vitin para pandemisë 2019", theksoi Donevska.

Në mbledhjen publike u prezantuan edhe aktivitetet programore të ASHMAA-së në tremujorin e tretë të këtij viti. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR