• e enjte, 27 qershor 2024

Vitet një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, policia është në kërkim të sulmuesit

Vitet një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, policia është në kërkim të sulmuesit

 Uashington, 9 janar 2024  (MIA)  - Policia në Uashington bëri të ditur se një burrë është vrarë në të shtënat që kanë ndodhur herët në mëngjes vetëm disa blloqe nga Shtëpia e Bardhë.

 Në kumtesë  theksohet se menjëherë pasi u raportua për të shtëna, burri është dërguar në spitalin aty afër, ku është konstatuar vdekja, transmeton kanali televiziv amerikan Foks 5.

"Incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm vetëm në disa blloqe të Shtëpisë së Bardhë në rrugën K. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 5 sipas kohës lokale. Aty ishte një i rritur pa ndjenja, nuk merrte frymë, bëhet fjalë për vrasje", shtohet në kumtesë. 

 Policia është në kërkim të sulmuesit të dyshuar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR