Visar Ganiu në bisedë në Stacionin Policor "Bit Pazar", ka marrë dy gjoba për kundërvajtje në lidhje me vizitën e Kurtit
- - Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu sot ishte ftuar në bisedë në Stacionin Policor "Bit Pazar" ku ishte informuar se ka marrë dy gjoba për kundërvajtje në lidhje me organizimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair.
- Post By Fitore Curri
- 16:07, 15 gusht, 2023

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës Çair, Visar Ganiu sot ishte ftuar në bisedë në Stacionin Policor "Bit Pazar" ku ishte informuar se ka marrë dy gjoba për kundërvajtje në lidhje me organizimin e vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Çair.
"Rreth orës 13 e 30 minuta isha i ftuar nga komandanti stacionit policor 'Bit Pazar' të vij në bisedë telefonike. Më ishin prezantuar shkaqet. Është vendosur që për momentin kam dy gjoba për kundërvajtje, ndërsa shkaku është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair", tha Ganiu në deklaratë për mediat para SP "Bit Pazar". fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s