• e hënë, 23 dhjetor 2024

Viktoria Avramovska Madiq: Bëhet fjalë për lapsus, mendova për hebrenjtë, u kërkoj falje egjeasve

Viktoria Avramovska Madiq: Bëhet fjalë për lapsus, mendova për hebrenjtë, u kërkoj falje egjeasve

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska Madiq sot në konferencë për shtyp në Ministrinë e Drejtësisë tha se dje ka bërë gabim të paqëllimshëm, kur në intervistë për TV 24 deklaroi se në Kushtetutë do të vendosen edhe egjeasit, duke sqaruar se ka menduar për hebrenjtë. Ajo u kërkoi falje egjeasve për gabimin e bërë.

"Bëhet fjalë për lapsus, bëhet fjalë për hebrenjtë, u kërkoj falje egjeasve", tha Avramovska Madiq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ajo dje në TV 24 tha se edhe egjeasit do të hyjnë në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut së bashku me të gjithë popujt tjerë, të cilët do të parashtrojnë kërkesë.

"Kur ta shohin propozimin, do të shohin se asgjë të keqe nuk ka nëse në preambulë hyjnë edhe popujt tjerë që kanë parashtruar kërkesë, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për bullgarët, por edhe për malazesët, egjiptasit, egjeasit dhe të gjithë ata që do të parashtrojnë kërkesë", deklaroi Avramovska Madiq. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR