Viktima e tretë nga moti i keq në Greqi
- Numri i viktimave nga stuhia “Daniel” në Greqi është rritur në tre persona, pasi pasdite është gjetur trupi i pajetë i një 82-vjeçari në qytetin grek Kardica, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:42, 6 shtator, 2023
Athinë, 6 shtator 2023 (MIA) – Numri i viktimave nga stuhia “Daniel” në Greqi është rritur në tre persona, pasi pasdite është gjetur trupi i pajetë i një 82-vjeçari në qytetin grek Kardica, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Mëngjesin e sotëm, në zonën Magnisia është gjetur e vdekur një grua e moshuar, derisa ndërkaq dje, jetën e ka humbur një bari pasi që një mur ka rënë mbi të, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Stuhia me reshje të forta dhe të rrëmbyeshme shiu, rrufe dhe erë nga dita e djeshme ka goditur disa pjesë të Greqisë, përfshirë Athinën, ndërsa më të goditura janë rajonet në zonën qendrore të vendit.