• e premte, 05 dhjetor 2025

Vijon takimi onllajn i Trampit dhe liderëve evropianë, kushtuar Ukrainës dhe sigurisë

Vijon takimi onllajn i Trampit dhe liderëve evropianë, kushtuar Ukrainës dhe sigurisë

Paris, 13 gusht 2025 (MIA) – Sipas kumtesës së presidencës franceze, filloi samiti onllajn në të cilin marrin pjesë presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, presidenti ukrainas Volodomir Zelenski dhe liderë nga Bashkimi Evropian. 

Gjatë takimit pritet diskutim për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane. 

Në takimin e sotëm të pasdites marrin pjesë kryeministri britanik Kir Starmer, kancelari gjerman Fridrih Merc, presidenti francez Emanuel Makron, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, kryeministri polak Donald Tusk, presidenti finlandez Aleksander Stub, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. 

Biseda me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp mbahet përmes videothirrjes, para takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, në të cilin Evropa nuk është ftuar. 

Qëllimi i thirrjes është që të përkujtohet Trampi se bëhet fjalë për sigurinë e gjithë kontinentit evropian, të nxitet që t’i ketë parasysh interesat e Ukrainës dhe të mos lejojë që presidenti rus Vladimir Putin ta marrë në anën e tij. fc/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR