• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vijon stërvitja e madhe e nëndetëseve të forcave të NATO-s në Detin Mesdhe

Vijon stërvitja e madhe e nëndetëseve të forcave të NATO-s në Detin Mesdhe

Romë, 4 mars 2024 (MIA) - NATO po kryen stërvitje të madhe të nëndetësve në Detin Mesdhe, në afërsi të ishullit italian të Sicilisë.

Helikopterët fluturuan mbi nëndetëse të mëdha pranë qytetit të Katanias, ndërsa disa anije luftarake kanë ndjekur operacionin, raportojnë mediat italiane.

Admirali amerikan Tomas Ual, komandant i njësive nëndetëse të NATO-s, tha se njësitë e Aleancës Veri-atlantike jo vetëm që po kryejnë këto stërvitje, por forcat detare po punojnë së bashku në shumë lokacione.

"Stëvitja 'Stedfast defender' është stërvitja më e madhe e NATO-s që po zhvillohet aktualisht në Atlantikun e Veriut. Nga ana detare plani që sapo kemi përfunduar një pjesë të kësaj stërvitje e cila është një demonstrim i qartë i unitetit dhe forcës tonë transatlantike”, tha Ual.

Shtatë nëndetëse të NATO-s nga Greqia, Franca, Italia, Spanja, Turqia dhe SHBA-ja marrin pjesë në stërvitjen e kompleksit në Sicili.

Anijet të cilët marrin pjesë në stërvitjen praktikojnë mbikëqyrjen, ndërsa në të njëjtën kohë janë koordinuar me forcat ajrore dhe anijet luftarake me qëllim përmirësimin e aftësive luftarake në det.

Qëllimi kryesor është përgatitja e njësive të NATO-s që të jenë në gjendje t'i përgjigjen çdo kërcënimi nga nëndetëset, thonë nga Aleanca.

"Sot po përballemi me rrezikun më të madh dhe më të paparashikueshëm në disa dekada. Pjesa nënujore është çelësi i sigurisë në det. Ajo është një pjesë që ende nuk është eksploruar mjaftueshëm, por ka një rëndësi jetike për të gjitha vendet e Mesdheut", tha Alberto Taraboto, komandant i marinës italiane.

Stërvitja do të zgjasë deri më 8 mars. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 



QËNDRONI TË LIDHUR