• e premte, 05 dhjetor 2025

Vijon procedura kuvendore për miratimin e ligjit për rritjen e pensioneve, miratohen edhe u ndryshimet në ligjin për mbështetjen financiare të investimeve

Vijon procedura kuvendore për miratimin e ligjit për rritjen e pensioneve, miratohen edhe u ndryshimet në ligjin për mbështetjen financiare të investimeve

Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) -   Kuvendi sot në kuadër të seancës së 63-të, në lexim të mëtejshëm, i përcolli ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për sigurime pensional dhe shëndetësor, me të cilat do të lejohet rritja e pensioneve në mënyrë lineare. Ndryshimet  miratohen nëpërmjet një procedure të shkurtuar, kështu që Kuvendi e obligoi Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini si trup amë punues dhe Komisionin-ligjvënës juridik për të debatojnë më tej për këtë ligj.

Në rend dite të kësaj seance ishin shtuar edhe propozimet të ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurime shëndetësor dhe të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, të cilat merren gjithashtu në procedurë të shkurtuar dhe janë dhënë për lexim të mëtejshëm.

 Me propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, parashikohet që vendi i dorëzimit të kërkesës për realizimin e të drejtës për sigurim pensional dhe për invalidor të jetë vendi i banimit të siguruesit, dhe sigurohet harmonizim i duhur i pensioneve. Para deputetëve e elaboroi zëvendësministri Gjoko Vellkovski, i cili tha se ajo miratohet në procedurë të shkurtuar që të mund që më 1 shtator pensionistët të marrin pensione më të larta. 

Siç theksohet në ligj, të gjitha llojet e pensioneve që paguhen në vend, më 1 shtator 2025 dhe më 1 mars 2026, do të përputhen në mënyrë që shuma totale mujore e llogaritur si përqindje e rritjes së pensioneve, e cila përllogaritet si shuma prej 50 për qind e rritjes së indeksit të çmimeve të kostos së jetesës dhe 50 për qind e rritjes së mesatares së pagave të paguara për të gjithë të punësuarit për periudhën gjashtëmujore, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, ndahet me numrin e përgjithshëm të përfituesve të pensioneve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për pension deri më 31 gusht 2025, ose 28 shkurt 2026. Pensionet do të rriten për 2000 denarë.

Propozimi për ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Shëndetësor, siç tha deputeti Petar Markov, i cili është njëri nga parashtruesit e ligjit, parashikon kontroll të drejtpërdrejtë administrativ-gjykues mbi aktet e para të Fondit për Sigurimin Shëndetësor. qa/

 

ФОТО: Архива 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR