Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
- Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej dje ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shkurt 2025.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:14, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej dje ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin shkurt 2025.
"Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga 05 mars 2025", thonë nga ministria.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjës së parë të mbiemrit, edhe atë më 05 mars për personat mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL dhe më 6 mars me shkronjat М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH. qa/
Foto: Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë