Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2023/2024
- Post By Fami Bajrami
- 16:09, 30 korrik, 2024

Shkup, 30 korrik 2024
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e Rinisë i njofton qytetarët se po vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e katërt matëse për vitin shkollor 2023/2024.
Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:
për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik,
për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e Rinisë
___________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.