Vijojnë investimet në shkollat e Gostivarit
- Post By Fitore Curri
- 16:09, 19 gusht, 2022

Gostivar, 19 gusht 2022 (MIA) - Komuna e Gostivari në bashkëpunim me organizatën amerikane “Latter Day Saint Charities” investojnë në shkollën fillore "Ismail Qemali".
Siç bëhet e ditur në kumtesën e Komunës së Gostivarit, projekti përfshin investime në pajisjen e kabinetit me teknologji informatike dhe renovimin e hapësirave për t'u krijuar leximore në këtë shkollë fillore.
Me përfundimin e komponentës së parë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në takim anëtarët e kësaj organizate Daron R Haddock dhe Karen C Haddock.
Investimet në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit. fc/