Vihen në funksion hallkat elektronike për vuajtje të dënimit arrest shtëpiak
- Vihen në funksion hallkat elektronike për vuajtje të arrestit shtëpiak, paralajmëroi drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Alekandar Pandov. Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, qëllimi është të ulet stërngarkimi në burgjet e vendit, ku dënimin me burg e vuajnë gjithsej 2300 të burgosur dhe 400 në paraburgim. Për momentin 60 persona janë aplikues për marrje të hallkave elektronike.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:03, 19 maj, 2025
Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - Vihen në funksion hallkat elektronike për vuajtje të arrestit shtëpiak, paralajmëroi drejtori i Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve, Alekandar Pandov. Siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp, qëllimi është të ulet stërngarkimi në burgjet e vendit, ku dënimin me burg e vuajnë gjithsej 2300 të burgosur dhe 400 në paraburgim. Për momentin 60 persona janë aplikues për marrje të hallkave elektronike.
Pandov sqaroi se hallkat janë të lidhura me sistemin GPS dhe me softuer qendror për monitorim 24-orësh përmes tyre do të ndiqet lëvizja e të burgosurve, me, siç tha, gjeo-kufij të saktë për lëvizje, përderisa çdo parregullsi automatikisht do të evidentohet dhe sinjalizohet.
"Për momentin në këmbën time e mbaj hallkën dhe e testuam nëse punon. Nëse largohesh nga perimettri apo nëse e lëvizni ruterin, hallka tregon të kuqen dhe sinjalizon. Nga DES më pas i paraqiten personit të dënuar sepse në secilin ruter ka sim-kartelë. Nëse ai nuk paraqitet, ka të drejtë dikujt të afërt me të t'i paraqitet. Nëse edhe ai nuk paraqitet, paraqitemi në polici. Besoj se personi që do të pajiset me këtë hallkë nuk do t'i lejojë vetes ta keqpërdorë", sqaroi Pandov.
Theksoi se në suaza të Drejtorisë për sanksione është formuar sektor për mbikëqyrje elektronike i cili do të mbikëqyrë nëse i burgosuri largohet nga perimetri. Pandov shtoi se procesi mund të inicohet me parashtrim të kërkesës nga vetë i burgosuri, përkatësisht avokati i tij, si dhe nga ana e burgut.
"Ligjet pozitive u mundësojnë tre kategorive të të burgosurve të kenë hallka të tilla - personave të moshuar dhe të pamundur, grave shtatzëna apo nënave me fëmijë të vegjël apo personave me sëmundje të rënda apo atyre me invaliditet. Vetë burgjet mund të kërkojnë për një kategori të caktuar të të burgosurve. Nëse marrim parasysh se një pjesë e madhe e të burgosurve janë me sëmundje të rënda, vetë mbajtja e tyre në spital na kushton para. Vetëm ruajtja e atyre të burgosurve në spitale na shpenzon resurse. Prandaj, ata të burgosur prej tnai do të mund ta vuajnë dënimin me burg në shtëpinë e tyre me hallkën në këmbë", tha Pandov. ab/
Foto: МIА