• e premte, 05 dhjetor 2025

Vidhnin rroba nga dyqanet në Athinë dhe i shisnin në Tiranë – arrestohen tetë persona

Vidhnin rroba nga dyqanet në Athinë dhe i shisnin në Tiranë – arrestohen tetë persona

Athinë, 21 nëntor 2025 (MIA) - Tetë persona - anëtarë të një organizate kriminale që vidhnin rroba nga dyqanet në Athinë, me autobus i dërgonin në Shqipëri dhe i rishisnin më pas në Tiranë – janë arrestuar në një aksion të përbashkët policor në zonën e Atikës, rajonin më të gjerë të Athinës dhe në Tiranë, njoftoi policia greke, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në mesin e të arrestuarve të moshës prej 33 deri 63, është edhe një 54-vjeçare shtetase e huaj, e cila ishte udhëheqëse dhe koordinatore e organizatës kriminale, si dhe dy anëtarë të familjes së saj, ndërsa janë identifikuar edhe katër persona të cilët janë në kërkim. 

Policia ka sekuestruar një sasi të madhe të rrobave të vjedhura dhe 71,420 euro, ndërsa organizata përdorte nëntë automjete për kryerjen e vjedhjeve, ndërsa operacioni u realizua me mbështetjen e autoriteteve shqiptare.

Organizata kriminale përbëhej nga dy grupe: një në Greqi, përgjegjëse për vjedhjet, ku 54-vjeçarja ishte përgjegjëse për dërgimin e produkteve të vjedhura, me ndihmën e anëtarëve të familjes, me autobus drejt Tiranës, ku një i afërm i saj kishte një dyqan rrobash për rishitje, ndërsa grupi tjetër ishte në Shqipëri, përgjegjës për marrjen dhe shitjen e produkteve të vjedhura në një dyqan në Tiranë, ku shpesh postonin reklama për shitje rrobash në rrjetet sociale për të tërhequr blerës.

Sa i përket mënyrës se si funksiononte rrjeti, policia greke informojnë se anëtarët e organizatës mblidheshin në një lagje të Athinës ku planifikonin "orarin" e përditshëm, më pas, me një nga nëntë automjetet "operative", shkonin në dyqanet e vendosura si objektiv, shpesh pa sisteme të forta sigurie, vidhnin sasi të mëdha rrobash, dhe produktet e vjedhura i depononin në një depo në Athinë, nga ku me autobus i dërgonin drejt Tiranës për rishitje.

Anëtarët e grupit ishin të pajisur me një mjet elektronik special dhe një magnet të fuqishëm për heqjen e pajisjeve kundër vjedhjes nga produktet, shpesh kryenin disa vjedhje në ditë, merrnin masa për të shmangur ndjekjen dhe ndryshonin rregullisht automjetet me qira për të mos lënë gjurmë.

Policia në Athinë ka zbardhur 14 vjedhje, ndërsa gjatë hetimeve të autoriteteve shqiptare në dyqanin e rrobave në Tiranë, ku shitej veshja e vjedhur, u gjet një sasi e madhe rrobash të vjedhura me etikeaë në gjuhën greke  dhe me një çmim shitjeje në euro. qa/

Foto/Video: Policia greke

 

QËNDRONI TË LIDHUR