• e hënë, 23 dhjetor 2024

Video konferencë e Misajllovskit dhe Lafçiskit me pjesëtarët tanë në Liban

Video konferencë e Misajllovskit dhe Lafçiskit me pjesëtarët tanë në Liban

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral majori, Sashko Lafçiski sot në mëngjes kanë realizuar video konferencë me tre oficerët tanë të cilët janë pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban. 

"Nga oficerët tanë u konfirmua se po ndjehen mirë, se morali i të gjithë anëtarëve brenda misionit është në nivel të lartë dhe se në vazhdimësi kryhen detyrat. Oficerët e shtabit të Maqedonisë së bashku me pjesëtarët e ushtrive të vendeve të tjera që janë pjesë e misionit UNIFIL, në vazhdimësi monitorojnë situatën e sigurisë në kufirin jugor të Libanit, si dhe situatën e sigurisë në të gjithë rajonin", njofton Ministria e Mbrojtjes. 

Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive kontribuon në misionin e KB-së në Liban, ndërsa për momentin dy oficerë shtabi janë në kuadër të kontingjentit italian në Shama, Liban, ndërsa një oficer shtabi është në komandën e UNIFIL-it në Nagura të Libanit. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR