• e hënë, 23 dhjetor 2024

Video konferencë e liderëve të G7 në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit

Video konferencë e liderëve të G7 në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit

Romë, 14 prill 2024 (MIA) - Krerët e shteteve dhe qeverive të Grupit 7 (G7) të ekonomive më të pasura liberale në botë do të takohen sot pasdite përmes video-konferencës për të diskutuar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, kumtoi Qeveria e Italisë, vend i cili aktualisht kryeson me G7.

"Presidenca italiane me G7 ka thirrur një video-konferencë në nivel të liderëve për këtë pasdite herët", kumtoi Qeveria italiane.

Përceç Italisë, G7 e përfshin edhe SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Japoninë.

Samiti i G7 u thirr pasi Irani e sulmoi Izraelin gjatë natës me më shumë se 300 drone dhe projektila, si përgjigje e sulmit ndaj konsullatës iraniane në Damask më herët këtë muaj.

Edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot duhet të mbajë seancë urgjente, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh e dënoi sulmi si "një përshkallëzim serioz". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR