• e martë, 24 dhjetor 2024

"Verteks": Ilaçet për fibrozë cistike edhe në BE edhe në SHBA janë aprovuar për fëmijë nën 12 vjet

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Kompania "Verteks" (Vertex Pharmaceuticals) informon se ilaçet për fibrozë cistike ("trikafta"/"kaftrio") janë miratuar nga Agjencia Evropiane për Ilaçe (EMA), si dhe nga Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) për fëmijë nën 12 vjet. 

Në kumtesën për mediat kompania "Verteks", i hodhi poshtë si të pasakta deklaratat e ish drejtorit të FSSHM, Mile Sugarev të thëna para Komisionit anketues të kuvendit për skandalin lidhur me Klinikën e Onkologjisë.

"Fatkeqësisht, kemi hasur në disa deklarata të pasakta në lidhje me barnat për fibrozë cistike ("trikafta"/"caftrio"): 'ish-drejtori Sugarev theksoi se ilaçi 'trikafta' nuk është i aprovuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) dhe as nga Agjencia amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) për fëmijët nën 12 vjeç dhe tregoi se për këtë arsye nuk do ta miratojë as Fondi i Shëndetësisë në Maqedoni'. Dëshirojmë të konfirmojmë se mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me autoritetet maqedonase në mënyrë për të gjetur një zgjidhje për të ofruar qasje për të gjithë pacientët, bazuar në kriteret në përputhje me etiketën 'trikafta'. Ndryshe nga disa raporte, trikafta indikohet për trajtimin e fibrozës cistike te pacientët dy vjeç e lart, sipas licencës së Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve të SHBA-së (FDA). Në BE, ilaçi është i licencuar me emrin 'kaftrio'. Sipas Agjencisë Evropiane të Ilaçeve(EMA), kaftrio indikohet për trajtimin e fibrozës cistike te pacientët e moshës gjashtë vjeç e lart. Aktualisht po shqyrtohet zgjerimi i etiketës për kaftrio për fëmijët me fibrozë cistike të moshës dy deri në pesë vjeç", sqarohet në kumtesë.

Shtohet edhe se vlerësohet bashkëpunimi dhe hapja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Parlamentit deri më tani dhe mbeten në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët në interes të pacientëve.

Kryetarja e Asociacionit për Fibrozë Cistike, Ivana Atanasoska për MIA-n gjithashtu konfirmoi se terapia në Evropë është miratuar për mbi gjashtë vjet, ndërsa tashmë është në proces kufiri i moshës të jetë mbi dy vjet. 

"Pacientë nga Mali i Zi na thanë se duan, sapo të miratojë Evropa, u është premtuar se edhe ata do të fillojnë nga dy vjet e më tutje, ta marrin terapinë. Te ne ende kufiri i moshës është prej 12 e më tutje, por ende nuk marrin as të gjithë fëmijët e asaj moshe", shtoi Atanasoska. 

Në Maqedoni të Veriut për momentin vetëm 12 pacientë me fibrozë cistike marrin "trikaftë". 

Drejtori i dikurshëm i FSSHM, Mile Sugarev në deklaratën në Komisionin Anketues të Kuvendit për skandalin në lidhje me Klinikën e Onkologjisë javën e kaluar tha se ilaçi "trikafta", nuk është miratuar as nga EMA, as nga FDA për fëmijë nën 12 vjet dhe theksoi se për këtë as Fondi i Shëndetësisë në Maqedoni nuk do të miratojë leje për furnizim të këtij ilaçi për fëmijët nën atë moshë. 

MIA u drejtua në këtë temë në Ministrinë e Shëndetësisë, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ende nuk morëm përgjigje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR