• e enjte, 04 korrik 2024

Verstapen i pari për Çmimin e Madh të Meksikës

Verstapen i pari për Çmimin e Madh të Meksikës

Meksiko Siti, 30 tetor 2023 (MIA) - Piloti i Red Bull, Maks Verstapen ka fituar në garën e Formula 1 mbrëmë për Çmimin e Madh të Meksikës.

Vendi i dytë i takoi pilotit të Mercedesit, Luis Hamilton me 13,875 sekonda pas Verstapen, ndërsa i treti ishte Sharll Lekler nga Ferrari (+23,124).

Mes 10 të parëve u kualifikuan edhe: Karlos Sajnc (Ferrari), Lando Noris (Meklaren), Xhorxh Rasel (Mercedes), Daniel Rikardo (Alfa Tauri), Oskar Pjastri (Meklaren), Aleksandar Albon (Uiliams) dhe Esteban Okon (Alpin). 

Verstapen, i cili paradokohe e siguroi titullin e kampionit, është i pari në renditje me 491 pikë, para Serhio Perezit me 240 dhe Hamiltonit me 220 pikë. fc/bsh/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR