• e premte, 05 dhjetor 2025

Vepra e skulptorit ukrainas Drozdovski në parkun në Çair

Vepra e skulptorit ukrainas Drozdovski në parkun në Çair

Shkup, 21 maj 2025 (MIA) - Në parkun "Ukraina" në Komunën e Çairit sot do të vendoset skulptura "Kujtim i hidhur nga fëmijëria", vepër e skulptorit ukrainas Petro Drozdovski, e cila i kushtohet kujtimit të fëmijëve të vrarë nga uria gjatë gjenocidit ndaj popullit ukrainas në vitet 1932-1933.

Në ceremoninë e vendosjes së skulpturës do të marrin pjesë ambasadorja ukrainase, Larisa Dir dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR