Vens: SHBA-ja nuk planifikon ta njohë shtetin palestinez
- Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens sot deklaroi se SHBA-ja nuk planifikon ta njohë shtetin palestinez.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:45, 8 gusht, 2025
Londër, 8 gusht 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xhej Di Vens sot deklaroi se SHBA-ja nuk planifikon ta njohë shtetin palestinez.
"Nuk kemi plane që ta njohim shtetin palestinez. Nuk e di se çka në të vërtetë do të thishte të njihet shteti palestinez duke pasur parasysh mungesën e qeverisë funksionale atje", deklaroi Vens para gazetarëve.
Ai shtoi se Tramp është mjaft i qartë lidhur me qëllimet e veta, çka dëshiron të arrijë në Lindjen e Afërt dhe do të vazhdojë ta bëjë atë. ab/
Foto: ЕPА