• e premte, 05 dhjetor 2025

Venger: Kampionati Botëror i Klubeve do të mbahet çdo katër vjet

Venger: Kampionati Botëror i Klubeve do të mbahet çdo katër vjet

Orlando, 11 korrik 2025 (MIA) – Shefi i Departamentit të FIFA-s për zhvillim global të futbollit Arsen Venger i refuzoi kritikat se Kampionati Botëror për Klube është “ideja më e keqe e zbatuar në futboll” dhe paralajmëroi se turneu në të ardhmen do të mbahet çdo katër vjet. 

Venger vlerësoi se Kampionati Botëror për Klube, i cili në format të ri me pjesëmarrje të 32 klubeve mbahet këtë verë në SHBA për herë të parë në histori, është i suksesshëm, me ndeshje të cilësisë së lartë dhe pjesëmarrje më të madhe se sa pritej. 

Ish trajneri i Arsenalit deklaroi se 32 ekipe gëzuan përvojën dhe se “100 për qind duan të luajnë përsëri”. 

Sezonin e kaluar, shumë futbollistë, klube, media dhe tifozë, përfshirë edhe ish trajnerin e Liverpulit, Jirgen Klop, e kritikuan formatin e ri të Kampionatit Botëror të Klubeve për shkak të numrit të madh të ndeshjeve, pushimit të shkurtuar për lojtarët dhe lëndime të mundshme për shkak të kalendarit të ngjeshur. 

"Të gjithë kanë të drejtë të kenë një mendim dhe unë nuk e ndaj fare qëndrimin e Jurgen Klopit. Mendoj se Kampionati Botëror për Klube është i nevojshëm. Nëse i pyet të gjitha klubet që kanë qenë këtu, 100 për qind do të thoshin se duan ta bëjnë përsëri. Kjo është përgjigjja më e mirë për pyetjen se çfarë mendojnë klubet për Kampionatin Botëror për Klube", tha Venger.

Venger konfirmoi se turneu do të mbahet çdo katër vjet. 

“I ardhshmi do të jetë në vitin 2029. Ky gjithmonë ishte rast”, tha ai. 

FIFA njoftoi se rreth 2,5 milionë tifozë morën pjesë në ndeshjet në SHBA, prej të cilëve 148.098 i shihnin dy ndeshjet e gjysmëfinales më parë këtë javë në Nju Xhersi. fc/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR