• e hënë, 23 dhjetor 2024

Venezuela ngrit hetim kundër përgjegjësve për publikimin e rezultateve nga zgjedhjet, të cilat i ka mbledhur opozita

Venezuela ngrit hetim kundër përgjegjësve për publikimin e rezultateve nga zgjedhjet, të cilat i ka mbledhur opozita

Karakas, 8 gusht 2024 (MIA) - Kryeprokurori i Venezuelës, Tarek Sab deklaroi se do të ngrit hetim penal kundër personave, të cilët në Internet i kanë publikuar rezultatet e mbledhura nga opozita nga zgjedhjet presidenciale në atë vend, të mbajtura më 28 korrik, e të cilat i kontestojnë rezultatet zyrtare të publikuara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.

Sab mbrëmë tha se është marrë vendim që të ngritet hetim penal kundër personave përgjegjës për publikimin e rezultateve të mbledhura nga opozita dhe për mirëmbajtjen e ueb faqes, ku janë publikuar ato rezultate.

Prokurori deklaroi se përgjegjësit do të përgjigjen për falsifikimin e dokumenteve publike dhe për komplot. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR