Venezuela mbyll ambasadën në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës
- Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro ka urdhëruar mbylljen e ambasadës dhe konsullatës në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës.
- Post By Fami Bajrami
- 09:36, 17 prill, 2024

Karakas, 17 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Venezuelës, Nikollas Maduro ka urdhëruar mbylljen e ambasadës dhe konsullatës në Ekuador në shenjë të mbështetjes së Meksikës.
Maduro gjithashtu theksoi se Venezuela e mbështet kërkesën e Meksikës të suspendohet anëtarësimi i Ekuadorit në Kombet e Bashkuara.
Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa me 5 prill ka urdhëruar bastisje në ambasadën e Meksikës në Kito, gjatë së cilës u arrestua ish zëvendëspresidenti Horhe Glas. Ai në ambasadën e Meksikës është fshehur nga dhjetori i vitit të kaluar. rq/
Foto: arkivi i MIA-s