• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Leskovec të Ohrit

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e sallës sportive në fshatin Leskovec të Ohrit

Ohër, 15 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski, i shoqëruar nga ministrat e Transportit dhe Sportit, Aleksanda Nikolloski dhe Borko Ristovski dhe kryetarin e Komunës Ohër, Kiril Pecakov sot në fshatin Leskovec vendosën gurthemelin për ndërtimin e sallës sportive në kuadër të shkollës fillore "Vanço Nikoleski".

Objekti do të jetë në sipërfaqe prej 592 metra katrorë, me sallë sportive, toalete dhe zhveshtore. Investim që kushton 30 milionë denarë.

"Jam vërtet krenar dhe i lumtur që jam pjesë e fillimit të kësaj salle sportive. Kryetari i komunës ka një agjendë mjaft ambicioze, tha vetë ai disa nga projektet që tashmë janë në proces. Ndryshe, vlera e këtij projekti është diku rreth 30 milionë denarë, plus bulevardin që do ta vizitojmë më vonë mbi 40 milionë denarë, plus një kënd lojërash për shumë qëllime etj. Së bashku me shkollën që po punohet, një cikël investimi vërtet mbresëlënës dhe në mënyrë shtesë tani me ribalancimin do të parashihen mjete për komunat dhe për projekte të reja deri në fund të këtij viti. Nga Komuna janë përgatitur projekte për vitin e ardhshëm, kështu që ajo që nuk është bërë me dekada këtu në Ohër dhe në mbarë Maqedoninë do të bëhet tani. Dhe me të vërtetë jam krenar që  si kryetar i Qeverisë mund të jem pjesë e të gjitha këtyre fillimeve dhe shpresoj që së shpejti të jem pjesë e përfundimit dhe lëshimit në përdorim, sepse në fund të ditës, kjo është me rëndësi. Nuk na mbetet gjë tjetër veç asaj që u premtuam qytetarëve dhe atë ta realizojmë. Do të vazhdojmë më tej. Kanë kaluar tre javë që kur është zgjedhur Qeveria e re, po punojmë shumë, po bëjmë maksimumin, gjendjen që kemi trashëguar për të mos qenë justifikim është alarmante, është shumë e keqe. Por ne nuk duhet të ankohemi, është kjo që është, problemet janë këtu dhe për  problemet duhet të ofrohen zgjidhje dhe problemet duhet të zgjidhen.Jemi të përgatitur, i gjithë ekipi qeveritar është i motivuar, kështu që vazhdojmë më tej të zgjidhim problemet dhe të punojmë në projekte të reja, siç është ky këtu në Ohër. E falënderoj kryetarin e komunës për punën e përkushtuar, falënderoj administratën komunale, falënderoj edhe këshilltarët, mbështetja do të thotë shumë për ne. E jona është që të vazhdojmë të realizojmë së bashku me ato", theksoi Mickoski. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR