• e mërkurë, 26 mars 2025

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e megaparkut në lagjen Radishan

Vendoset gurthemeli për ndërtimin e megaparkut në lagjen Radishan

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Në lagjen Radishan sot u vendos gurthemeli për ndërtimin e megaparkut me sipërfaqe prej 10.000 metra katrorë, ku morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski, ministrat e Vetëqeverisjes Lokale dhe Transportit dhe Lidhjeve, Zllatko Perinski dhe Aleksandar Nikollovski, si dhe kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Siç theksoi Perinski, bëhet fjalë për një park, i cili do të shtrihet në 10.000 metra katrorë, nga të cilat 6.000 do të jenë gjelbërim, ndërsa 4.000 metra katrorë tjera do të jenë rrugica për këmbësorë, shesh dhe kënd lojërash për fëmijë me sipërfaqe prej 400 metra katrorë.

"Bëhet fjalë për megaparkun, i cili do të jetë qendër e ngjarjeve këtu në Radishan në të ardhmen, megapark që do të ofrojë përmbajtje, si për më të rinj, ashtu edhe për më të moshuarit dhe përmbajtje të cilët qytetarët kanë kërkuar të realizohen vitet e fundit. Për ne si Qeveri, këto nuk janë vetëm projekte infrastrukturore, por dëshmi dhe bazë për përkushtimin drejt realizimit të projekteve me një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët dhe sigurisht se do të vazhdojmë në atë drejtim", tha Perinski.

Potencoi se ky është një nga 12 projektet, për të cilat Komuna ka aplikuar në thirrjen e parë publike.

"Ky është një nga 12-të projektet që Komuna e Butelit ka aplikuar në thirrjen e parë publike, deri tani janë dorëzuar 14 aplikime dhe shpresoj se të paktën edhe kaq të tjera të dorëzohen në periudhën në vijim dhe shpresoj se jo vetëm Komuna e Butelit, por i gjithë territori i vendit të marrë një rilindje dhe të të jetë në drejtim të rritjes së cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë", potencoi Perinski.

Kryeministri Mickoski e përgëzoi kryetarin Kostovski për përkushtimin e tij në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve dhe e theksoi mbështetjen, të cilën Komuna e Butelit e merr nga këshilltarët, por edhe nga e gjithë administrata në Komunë, për, siç tha, tërë kjo të funksionojë në mënyrë harmonike.

"Më lejoni ta përgëzoj kryetarin e Komunës, para së gjithash, për gjithçka që ka bërë në periudhën e fundit për banorët e Komunës së Butelit. Mendoj se Komuna me të gjitha projektet që janë realizuar dhe ato që do të realizohen apo janë në fazën e realizimit, po përjeton realisht një periudhë të rilindjes", theksoi Mickoski.

Kryetari Kostovski ka potencuar edhe një pjesë nga projektet të cilat Komuna aktualisht i realizon.

"Në fazë përfundimtare është rikonstruksioni i shtratit të lumit dhe ndërtimi i një shtegu të ri për shëtitje, si dhe një tjetër hapësirë ​​ku do të mund të pushojnë banorët e Komunës së Butelit, veçanërisht qytetarët e Radishanit. Gjithashtu, në atë zonë kemi rreth 5.000 metra katrorë park me gjelbërim. Dëshiroj të përmend se aktualisht në vendbanimin Radishan janë duke u rikonstruktuar edhe tri rrugë kryesore kyçe, të cilat janë në fazën përfundimtare", tha Kostovski. rq/bsh/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR