• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Vendkalimi Rafah në drejtim të Gazës nesër nën flamurin e KB-së

Vendkalimi Rafah në drejtim të Gazës nesër nën flamurin e KB-së

Bejrut, 19 tetor 2023 (MIA)   -  Flamuri i KB-së do të ngrihet në vendkalimin Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Gazës që të mbrohet nga sulmet ajrore izraelite sipas marrëveshjes  midis Izraelit dhe Egjiptit  me ndërmjetësim të KB-së të lejohet që ndihma të hyjë në territorin palestinez.

Një funksionar egjiptian dhe një diplomat evropian thonë se monitoruesit e KB-së, gjithashtu,  do t'i kontrollojnë kamionët e ndihmave përpara se të kalojnë në Gazë. 

Sipas tyre, KB-ja do ta monitorojë ndihmën, së bashku me shoqatat e Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane dhe Palestineze, të kujdesen që  t'u jepet civilëve dhe të mos përdoren nga terroristët palestinezë. 

 Funksionari egjiptian thotë se ata ende negociojnë me Izraelin të lejohet që të sillet edhe karburant në Gazë, ku mungesa e lëndës së parë ka detyruar disa spitale të mbyllen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paraprakisht e përshëndeti marrëveshjen  me të cilën do të mundësohet hyrja e 20 kamionëve me ndihmë në Gazë nga Egjipti.

"Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe të gatshëm për t'u nisur", tha drejtori i OBSH-së Tedros Adanom Gebrejesus në konferencë për shtyp. Ai shpreson se ndihma do të dorëzohet nesër. 

Doktor Majkëll Rajan, drejtor ekzekutiv i Programit për raste urgjente shëndetësore të OBSH-së, tha se do duhet t’u lejohet hyrja në Gaza çdo ditë, sepse 20 kamionë janë një "pikë në oqean" e ndihmës që nevojitet. 

 "Do të lutem sonte dhe nuk lutem shumë shpesh, që kufiri të hapet nesër”, ka thënë Rajani. 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR