• e diel, 06 tetor 2024

Vendi tërheqës për invstitorët japonezë, ZZHTI dhe ministria e Ekonpmisë e Japonisë me nisma të përbashkëta për bashkëpunim të përforcuar

Vendi tërheqës për invstitorët japonezë, ZZHTI dhe ministria e Ekonpmisë e Japonisë me nisma të përbashkëta për bashkëpunim të përforcuar

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ofron kushte tërheqëse për investitorët japonezë, veçanërisht për kompanitë që punojnë në fushën e IT-së dhe teknologjive të avancuara. Këtë e theksoi ndihmësministri i Ekonomisë së Japonisë dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për politika tregtare, Matsuo Takehiko në takim me drejtorin e ZZHTI-së, Jovan Despotovski në Tokio.

Despotovski dhe Takehiko, siç informoi ZZHTI, e theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve, si dhe biseduan për iniciativat konkrete për bashkëpunim.

Ndihmësministri japonez theksoi se është shumë e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi ekonomik ndërmjet vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta si Maqedonia e Veriut.

Japonia ka një potenciat të madh ekonomik dhe investues dhe mund të bëhet një partner i rëndësishëm për rritjen e përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut. Biseduam për programe specifike të ofruara nga ministria për mbështetjen e investimeve të kompanive japoneze jashtë vendit, si dhe programe për trajnim për menaxherët tanë, nëpër të cilat tashmë kanë kaluar mbi 200 menaxherë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendae. Ky është një potenciat që duhet shfrytëzuar", theksoi Despotovski.

Sipas ZHTI-së, Despotovski po kthehet nga Japonia me plane specifike për bashkëpunim ekonomik dhe duke inkurajuar kompanitë japoneze të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të vizitës ai pati takime me njerëzit e parë të Agjencisë japoneze për bashkëpunim zhvillimor, Asociacionit japonez të prodhuesve të komponentëve të automjeteve, Odës ekonomike të Japonisë dhe Asociacionit japonez të ekonomisë së re.

"Nga këto takime dolën plane konkrete për bashkëpunim ekonomik dhe inkurajim të kompanive japoneze për të investuar në Maqedoninë e Veriut", theksoi Despotovski.

Ai i dërgoi gjithashtu një ftesë të veçantë ministrit japonez të Ekonomisë që vitin e ardhshëm të bëjë një vizitë zyrtare në vend në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Despotovski është për vizitë disaditore në Japoni, e organizuar në bashkëpunim me ambasadën japoneze në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të prezantimit të mundësive për investime në vend. Janë planifikuar tashmë takime me disa oda japoneze, asociacione bizneri, kompani dhe institucione shtetërore.

"Qëllimi është ta prezantojmë vendin tonë dhe mundësitë e investimeve për më shumë kompani dhe institucione japoneze. Bisedimet fillestare janë inkurajuese dhe tashmë po hapen mundësi për bashkëpunim në nivele të shumëfishta", thekson drejtori i ZZHTI-së. ls/

Foto: ZZHTI

 

 

 

 

,

QËNDRONI TË LIDHUR