Vendi im është në luftë, dëshiron paqe dhe po lufton për ekzistimin e vet, tha Netanjahu në KB
- Vendi im është në luftë, dëshiron paqe dhe po lufton për ekzistimin e vet, deklaroi sot nga foltorja e KB-së kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. I tërë fjalimi i Netanjahut lidhej me situatën në Lindjen e Afërt.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:53, 27 shtator, 2024
Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Vendi im është në luftë, dëshiron paqe dhe po lufton për ekzistimin e vet, deklaroi sot nga foltorja e KB-së kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. I tërë fjalimi i Netanjahut lidhej me situatën në Lindjen e Afërt.
"Fillimisht nuk kisha për qëllim të vij dhe të flas, por pasi që i dëgjova gënjeshtrat kundër Izraelit, vendosa të flas", tha kryeminsitri izraelit në fillim të fjalimit të tij.
"Do të thotë, vij që tua them të vërtetën. Ajo është se Izraeli dëshiron paqe, solli paqe dhe do të sjellë paqe", vazhdoi ai.
Sipas tij, megjithatë, Izraeli ka "armiq të tmerrshëm prej të cilëve duhet të mbrohet".
"Ata janë armiq të cilët dëshirojnë ta shkatërrojnë tërë civilizimin tonë dhe të na kthejnë në kohët e errëta të vuajtjeve", tha Netanjahu.
pas pyetjes për luftën në Gazë, ai tha se grupi palestinez Hamas e ka sulmuar Izraelin, ka vrarë qindra njerëz të pafajshëm dhe ka marrë pengje.
"Nuk do të ndalemi derisa nuk i kthejmë të gjitha pengjet në shtëpi", tha ai.
Kryeministri i Izraelit foli edhe për raportinndaj Iranit.
"Kam porosi për Iranin: nëse qëlloni drejt nesh, ne do të qëllojmëd rejt jush. Nuk ka vend në Iran drejt të cilit nuk arrijnë armët tona me rreze të madhe veprimi, kjo i përket ërë Lindjes së Afërt", theksoi Netanjahu.
Kam edhe porosi për tërë botën: "po fitojmë", brohoriti kryeminsitri izraelit nga foltorja e KB-së.
Sipas fjalëve të tij, Irani paraqet rerzik për tërë Lindjen e Afërt dhe për tërë botën, "sepse e promovon çdokund radikalizimin".
Netanjahu foli edhe për luftën e Izraelit kundër lëvizjes shiite libaneze Hezbollah.
Ai sqaroi se aksionet e Izraelit nuk janë të kahëzuara l]kundër Libanit, por kundër Hezbollahut dhe shtoi se nëse "Hezbollahu zgjedhë luftën, Izraeli nuk ka zgjidhje dhe ka të drejtë të mbrohet". ab/
fotо: ЕPА