• e shtunë, 06 korrik 2024

Vendi edhe në periudhën në vijim do të jetë nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore

Vendi edhe në periudhën në vijim do të jetë nën ndikim të masës shumë të ngrohtë ajrore

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se rajoni i vendit tonë në periudhën në vijim do të jetë nën ndikim të një vale shumë të ngrohtë ajrore.

Nga DPHM informojnë se moti do të jetë shumë i ngrohtë, me temperatura të ditës në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe mbi 40 gradë për shkak të së cilës do të aktivizohet niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.

Indeksi UV do të ketë vlerë shumë të lartë 10.  sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR