• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vendet ku Viti i Ri dhe Krishtlindjet janë të ndaluara

Vendet ku Viti i Ri dhe Krishtlindjet janë të ndaluara

Phenian, 2 janari 2024 (MIA) - Për një pjesë të madhe të botës, ditët rreth Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve janë periudha më e pritur, më luksoze, më e bukur e vitit. Por, këto festa në disa vende janë të ndaluara ose të kufizuara kushtimisht - për shkak të arsyeve dhe rregullave të ndryshme. Pasojnë pesë shtete ku euforia e Vitit të Ri nuk është edhe aq e mirëpritur.

Arabia Saudite

Ndalimi i festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në këtë vend kryesisht mysliman të Lindjes së Mesme, vlente deri para disa kohësh, me pretekst se banorët dhe turistët duhet të ndjekin kalendarin hënor, jo atë gregorian. Por, princi i kurorës Mohamed bin Salman ka lehtësuar disa nga ato rregulla të rrepta fetare... Edhe pse festimi i festave perëndimore Dita e të dashuruave dhe Nata e shtrigave janë ende të ndaluara.

Tregjet e vendit sot përmbajnë çdo artikull të lidhur me Babadimrin që mund të imagjinohet - pemët e Krishtlindjeve, dekorimet, bora e rreme, madje edhe kapelja e kuqe e "burrit të shëndoshë me mjekër të bardhë" me një top të bardhë sipër.

Taxhakistan

Ky shtet në Azinë e Mesme, nga ana tjetër, gjatë dekadës së fundit, i ka ashpërsuar gradualisht kufizimet në lidhje me natën e Vitit të Ri. Gjërat shkuan në atë drejtim në vitin 2013, kur Babadimrit iu “ndalua” të dilte në televizion, kështu ka vijuar mospërdorimi i fishekzjarrëve dhe rregulloret për vaktet dhe dhuratat e zakonshme të festave... Në shkolla dhe universitete, për shembull, nuk lejohet vendosja e pemës së Krishtlindjes – “qoftë e gjallë apo artificiale”, thuhet në Dekretin e Ministrisë së Arsimit.

Edhe festat e Natës së shtrigave janë të ndaluara në Taxhakistan. Ndërsa, përsëri funeralet dhe dasmat gjithashtu u nënshtrohen rregullave dhe rregulloreve strikte.

 Kina

Edhe vendi më i madh jo i krishterë në botë është "i ndarë" midis asaj - për të mbrojtur traditat, zakonet dhe kulturën origjinale - dhe adoptimin e ndikimeve perëndimore. Autoritetet monitorojnë tubimet e Vitit të Ri. Partia Komuniste e Kinës, për shembull, ndalon anëtarët e saj, agjencitë qeveritare dhe madje edhe universitetet të marrin pjesë në çdo festë, ndërsa sloganet në mediat sociale inkurajojnë njerëzit të bojkotojnë Krishtlindjet.

"Politika e Qeverisë është në thelb të sigurojë që Kisha të vendosë partinë dhe shtetin mbi religjionin", deklaroi Xing Hang, profesor ordinar në Universitetin Brandeis.

Në zona të caktuara, është ende e paligjshme të festosh. I tillë është qyteti Venzhu, ku të gjitha shkollat ​​dhe qendrat publike janë të ndaluara të marrin pjesë në aktivitetet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

 Brunei

Në vitin 2014, Hasanal Bolkijah - sulltani i kësaj monarkie të vogël absolute islame në lindje të largët tha se festimet festive të Vitit të Ri ishin të ndaluara sepse "ekziston frika se festimet mund ta çojnë popullsinë myslimane në rrugë të gabuar" në atë vend të pasur me naftë.

Njerëzit - banorë të Bruneit nga komunitetet e tjera fetare mund të festojnë ende, por vetëm nëse e bëjnë këtë me dyer të mbyllura dhe në privatësi të plotë, dhe me lejen e autoriteteve. Nëse një festë e Krishtlindjeve zhvillohet pa njoftimin e duhur tek autoritetet, gjoba është mbi 18.000 funta, pesë vjet burg ose të dyja.

 

Shteti i Kim Jongut i lejon banorët të respektojnë vetëm familjen e liderit, partinë në pushtet dhe liderët e saj, dhe jo Jezu Krishtin apo Babadimrin. Krishtlindja nuk është festuar në Korenë e Veriut që kur dinastia Kim filloi të shtrëngonte dhe shtypte liritë fetare në vitin 1948, kështu që kushdo që shpallet fajtor për festimin e festave fetare ose laike "të njerëzve të tjerë" përballet me burgim dhe madje edhe dënime më të ashpra.

Në vitin 2016, Kim Jong-un ndaloi plotësisht festimet e Krishtlindjeve dhe u tha subjekteve të tij të festonin 24 dhjetorin, por si datën e lindjes së gjyshes së tij, të cilën koreanoveriorët duhet ta nderojnë atë ditë.

Sipas Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, të gjitha tubimet që përfshijnë pirje, këndim dhe argëtim tjetër janë të ndaluara në Korenë e Veriut. Disa njerëz ende festojnë disa ditë në fshehtësi, por nën kërcënim dhe frikë të vazhdueshme. qa

Foto: Piksabej

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR