• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Vendet e IEA-s lëshojnë 120 milionë fuçi naftë për t'i stabilizuar çmimet

Vendet e IEA-s lëshojnë 120 milionë fuçi naftë për t'i stabilizuar çmimet
Vjenë, 6 prill 2022 (MIA) - Anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të dërgojnë në treg 120 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre për të ulur çmimin e këtij resursi energjetik, kumtoi Blumberg. “IEA do të lëshojë 120 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet”, thuhet në kumtesën. Sipas agjencisë, kontributi amerikan do të jetë 60 milionë fuçi, ndërsa pjesa e mbetur do të shpërndahet ndërmjet vendeve anëtare të organizatës. Me planet e shpallura më parë nga SHBA-ja për të furnizuar një shtesë prej 180 milion fuçi nafte nga rezervat e saj strategjike, gjithsej 240 milion fuçi naftë do të hyjnë në treg (180 milion fuçi nga SHBA-ja dhe 60 milion fuçi nga vendet e IEA-s). Gjatë ekzistencës së organizatës, vendime të tilla janë marrë në vitet 1991, 2005, 2011 dhe 1 mars 2022. Më parë në treg janë hedhur 62.7 milionë fuçi naftë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR