• e premte, 03 prill 2026

Situatë e qëndrueshme makroekonomike dhe nevojë për monitorim të kujdesshëm të rreziqeve globale, vlerëson Këshilli i Bankës Popullore

Situatë e qëndrueshme makroekonomike dhe nevojë për monitorim të kujdesshëm të rreziqeve globale, vlerëson Këshilli i Bankës Popullore

Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Këshilli i Bankës Popullore në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar projeksionet më të fundit ekonomikë dhe ka vlerësuar se situata makroekonomike në vend mbetet e qëndrueshme dhe brenda pritshmërive.

"Lëvizjet në treguesit kryesor makroekonomik për momentin janë brenda pritshmërive sipas projeksioneve më të fundit, por me rreziqe të theksuara për shkak të pasigurisë së intensitetit dhe kohëzgjatjes së konfliktit në Lindjen e Mesme. Zaten, që nga fillimi i vitit 2026, norma vjetore e inflacionit ka ndjekur një rrugë në rënie dhe në shkurt u ul në 2.9 për qind në përputhje me pritshmëritë, në kushte të ngadalësimit më të fortë të çmimeve në komponentën bazë", theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Megjithatë, siç theksohet në komunikatë, për shkak të zhvillimeve ushtarake dhe ndërprerjes së furnizimit me energji nga vendet e Gjirit, pritshmëritë për disa çmime të importit, kryesisht çmimet e naftës, janë rishikuar më ndjeshëm krahasuar me parashikimet e tetorit, gjë që paraqet rrezik në rritje për inflacionin në periudhën e ardhshme.

"Deri tani është treguar se ekonomia vendase është kryesisht rezistente ndaj mjedisit të jashtëm të pasigurt dhe në ndryshim dhe në vitin 2025 regjistroi rritje të përshpejtuar ekonomike e cila është për shkak të aktivitetit të investimeve vendase, por edhe të eksportit solid dhe performancat janë në përputhje me parashikimet. Të dhënat me frekuencë të lartë në dispozicion për tremujorin e parë të vitit 2026 nuk janë ende të mjaftueshme për vëzhgime më të sakta, duke marrë parasysh vetëm të dhënat e janarit mbi industrinë dhe qarkullimin tregtar të cilat deri më tani shënojnë performanca më të dobëta në bazë vjetore. Rezervat valutore janë rritur që nga fillimi i vitit dhe mbahen në nivelin e duhur. Sa i përket segmentit monetar, rritja e depozitave dhe kredive, që nga shkurti është solide dhe mesatarisht mbi pritshmëritë për tremujorin e parë të vitit", thonë nga Banka Popullore.

Këshilli, siç theksohet në kumtesë, vlerëson se situata makroekonomike tani për tani është e qëndrueshme dhe konform me parashikimet e fundit, por Banka Popullore do të vazhdojë të monitorojë nga afër mjedisin e jashtëm dhe rreziqet e mundshme nga ngjarjet globale dhe rajonale me qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR